• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

3 muaj pa rroga te Luftëtari, lojtarët bëjnë gati valixhet për t’u larguar nga Gjirokastra

03/12/2018
3 muaj pa rroga te Luftëtari, lojtarët bëjnë gati valixhet për t’u larguar nga Gjirokastra

Pritej të ishte sezoni i konfirmimit për Luftëtarin por duket se në Gjirokastër kanë shkatërruar gjithçka me duart e tyre. Zgjedhja për t’i besuar një trajneri të huaj rezultoi zgjidhja e gabuar, por tashmë që ekipi në fushë po përgjigjet dalin në pah probleme të tjera. Problemet financiare, që nuk ekzistojnë vetëm tek Luftëtari, po minojnë ecurinë e skuadrës, pasi lojtarët janë të përqendruar më së shumti për të zgjidhur këtë situatë, duke humbur përqendrimin në fushë.

Goli i pësuar ndaj Kukësit në minutat e fundit është mungesë qetësie dhe përqendrimi, me një pjesë të futbollsitëve që kanë nisur procedurat për të kërkuar divorcin në muajin janar. Tashmë në mendjen e tyre është vetëm një alternativë, të dërgojnë dokumentat në zyrat e klubit dhe të federatës shqiptare të futbollit, për të kërkuar prishjen e kontratës për shkak se ka kaluar afati 3 mujor i detyrimeve financiare ndaj tyre.

Në një situatë të tillë rikthehen hijet e zhgënjimit tek bluzinjtë që pas kombinimeve të rezultateve në javët e fundit shohin pranë dhe rrezikun për tu rikthyer në zonën e rënies, pozicion të cilin e lanë pas që nga ardhja e Gentjan Mezanit në krye të skuadrës. Deri në përfundim të kësaj faze janë edhe 3 javë, me Luftëtarin që do të përballet në transfertë me Kamzën një kundërshtar direkt, dhe më pas në Korçë me Skënderbeun. Viti do të mbyllet në shtëpi me Partizanin, një kalendar që shton akoma më shumë koeficientin e vështirësisë në një situatë të tillë, kur futbollistët konsiderohen të tradhtuar nga drejtuesit, pas mungesës së korrektësisë financiare.

Related Posts

Shumë shpejt zyrtarizimi, Qazim Laçi ndërron mjedis
Sport

Shumë shpejt zyrtarizimi, Qazim Laçi ndërron mjedis

18/07/2025
Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, familjarët kërkojnë trupin e pajetë të 65-vjeçarit: Dua ta varros, t’i bëj adetet e fundit. Institucionet ia pasojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit

18/07/2025
Kualifikueset e Champions League/ Egnatia luan nesër sfidën e dytë ndaj Breidablikut
Sport

Rivalët e radhës nuk e presin as në shtetin e tyre, Egnatia kalon nga turpërimi i Champions në Conference League

18/07/2025
ZYRTARE/ Caktohet orari, Dinamo do luajë në stadiumin më modern të Andorrës… në vapë
Sport

ZYRTARE/ Caktohet orari, Dinamo do luajë në stadiumin më modern të Andorrës… në vapë

18/07/2025
Babai i Wirtz zbulon prapaskenat: Bayern insistoi për të, por zgjodhi Liverpoolin
Sport

Babai i Wirtz zbulon prapaskenat: Bayern insistoi për të, por zgjodhi Liverpoolin

18/07/2025
Hijet e skandalit të dopingut në kualifikueset e Botërorit, kombëtarja e njohur rrezikon shumë
Sport

Hijet e skandalit të dopingut në kualifikueset e Botërorit, kombëtarja e njohur rrezikon shumë

18/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

18/07/2025
Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

18/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al