Bordet e Administrimit në universitetet publike të vendit do të ndryshojnë me anëtarë të tjerë. Ky ishte vendimi i qeverisë pas protestës studentore. Rama njoftoi se një prej anëtarëve që i takon qeverisë në këto borde do ta përzgjedhin vetë studentët, prej kandidaturave që vetëofrohen.
Në Universitetin ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër janë zyrtarizuar tre kandidatura, të cilat do t’i paraqiten trupës studentore për votim.
Burime të Argjirolajm.net thonë se kandidaturat janë këto: Brunilda Lame, Dorina Mastora dhe Erjon Nebiaj. Këto tre emra do t’u paraqiten studentëve të Universitetit të Gjirokastrës për votim në ditët e ardhshme.
Ndërkohë deri më tani nuk dihet cilët janë anëtarët e tjerë të propozuar nga qeveria. Anëtarët e propozuar nga trupa akademike që kanë qenë pjesë e bordit aktual nuk do të ndryshohen.
©argjiroja.net