Opozita deri më tani ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, teksa janë orët e fundit të afatit ligjor për regjistrimin në KQZ. Por gjasat janë që pavarësisht këtij vendimi të Bashës dhe Kryemadhit, do të ketë kandidatë nga radhët e opozitës që do të hyjnë në zgjedhje.
Tashmë e kemi precedentin e njerëzve në listat e PD-LSI që nuk iu bindën vendimit për djegien e mandateve. Ata zgjodhën të hyjnë në Kuvend. Ediola Braha dhe Fationa Dhimitri në qarkun Gjirokastër.
Në po këtë mënyrë do të ketë kandidatë që do të hyjnë në zgjedhjet lokale. Në së paku 3 bashki nga 7 që ka qarku Gjirokastër, do të kemi kandidatë të PD-së që do të regjistrohen në zgjedhje. Është fjala për Bashkinë Përmet, Bashkinë Libohovë dhe Bashkinë Dropull.
Tre kandidatë të PD-së në këto njësi vendore kanë nisur tashmë fushatën dhe do të marrin pjesë në zgjedhje pavarësisht nëse opozita i qëndron vendimit radikal për të mos hyrë në zgjedhjet lokale. Ahilea Decka llogaritet formalisht si kandidat i PD-së. De fakto Bashkinë Dropull e drejton Vangjel Tavo i LSI-së.
©argjiroja.net