• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

26 raste të reja, rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

28/05/2020

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 26 raste të reja me koronavirus në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

DEKLARATA E PLOTE
Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik
Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë rradhazi pa raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë. Nderkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)
Testime totale 15319
Testime molekulare 13993
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1076
Raste të shëruara 823
Raste Aktive 220
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 122
Durrës 51
Krujë 17
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1

Related Posts

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Çmenduri në Greqi/ I riu shqiptar rreh me shkop berberin

09/02/2026
Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli
Kryesore

Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

09/02/2026
Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq
Kryesore

Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq

09/02/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Memaliaj, dy të plagosur

09/02/2026
I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria
Kryesore

I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria

09/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Korrupsion në zgjedhje, dënohet me burg një tjetër kryetar bashkie

Korrupsion në zgjedhje, dënohet me burg një tjetër kryetar bashkie

10/02/2026
Pak minuta para Prime-it, Elijona niset me urgjencë drejt spitalit

Elijona e ashpër pas deklaratës kontraverse të dajës, reagon ky i fundit: BB është teatër poshtërimi!

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al