Një i moshuar nga Përmeti ka rrëfyer për deputeten Mirela Kumbaro trajtimin që i kanë bërë në QSUT dhe në Spitalin Infektiv teksa ai ka qenë i shtruar me Covid. Nokia tregon se mjekët dhe infermierët kanë bërë të pamundurën që ai të shërhohej. Për 25 ditë me radhë ai ka qënë në një betejë me Covid. Rasti i Nokes është me siguri edhe i shumë pacientëve të tjerë që kanë marrë trajtim në spitalet Covid. Përpjekja heroike e personelit shëndetësor përgjatë një viti nuk mund të zhbëhet qoftë edhe nga raste të rënda si ai i sanitares Tire apo infermieres tjetër që u denoncuan për zhvatje të pacientëve. Ndiqni më poshtë rrëfimin e plotë të Nokes.
©argjiroja.net