• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

23-vjeçarja u vra me bukë në gojë! Eni Çobani: Kur do i biem malit me grusht e ta rrëzojmë? Sabrina duhet të ishte në fakultet, jo duke rritur fëmijë, familja e saj i aprovoi një lidhje që 14 vjeçe

14/09/2021
23-vjeçarja u vra me bukë në gojë! Eni Çobani: Kur do i biem malit me grusht e ta rrëzojmë? Sabrina duhet të ishte në fakultet, jo duke rritur fëmijë, familja e saj i aprovoi një lidhje që 14 vjeçe

Juristja Eni Çobani ka komentuar vrasjen e Sabrina Bengës, të cilës iu pre jeta në moshën 23-vjeçare nga duart e ish-bashkëshortit të saj. E ftuar në “Rudina”, Çobani tha se ajo është shumë e prekur nga ngjarjet e fundit dhe se nuk duron dot më që fajin ia hedhin ligjit e jo familjes që aprovon lidhjen e një vajze minorene, vetëm 14 vjeç me një djalë.

Sipas saj, Sabrina 23 vjeç sot duhet të ndodhej në fakultet dhe jo nënë e një vajze të vogël. Juristja shtoi se ka ardhur në atë pikë saqë pyet se kur do të bëhen aq të fortë njerëzit që t’i bien me grusht këtij mali e ta rrëzojnë, dhe jo në kuptim figurative të fjalës.

“Më lejo të çoj nëpërmjet studios tënde ngushëllime të dyja familjeve sepse sot janë për ngushëllim të dyja familjet. E para është familja e Sabrinës, por edhe tek familja e Eltonit unë them që duhet të jetë një traumë e jashtëzakonshme. Sabrina 23-vjeçare, është shumë ironike fakti që u vra me bukë në gojë dhe ky moment ka qenë shpërthimi i atij statusi që ju keni lexuar publikisht. Nuk mundem ta pranoj më dhe kam ardhur në një pikë që ndoshta dhe nga ana njerëzore, morale dhe profesionale që kur do i biem këtij mali të fortë me grusht dhe ta rrëzojmë? Nuk flas në kuptimin figurativ, por në të vërtetë. Ky është bërë një mal i madh. Ky agresivitet i jashtëzakonshëm kundër gruas. Si mundet që një shoqëri normale evropiane, perëndimore sikundër ne pretendojmë të jemi, vret gruan. Në shekullin në të cilin ne jetojmë ne vrasim gruan. Si mund të jemi në normalë në jetën tonë të përditshme?

Unë personalisht nuk jam mirë dhe sapo kam marrë ftesën për tek ty nuk kam hezituar fare edhe pse sot kam qenë në shumë angazhime të mia, kam thënë që tek Rudina do të shkoj sepse unë doja të flisja, të ndaja këtë dhimbje me kolegët, me shqiptarët që po na ndjekin, me nënat dhe familjarët. Ku po shkojmë, çfarë po bëjmë, pas një djali dhe një vajze është gjithmonë një nënë, është një grua dhe ne jemi zemreku dhe çelësi i një shoqërie që duhet të sjellim qetësi dhe buzëqeshje. Nëse ne vijmë sot dhe themi çdo bëjë ligji, jam realisht e ezauruar se çfarë do bëjë ligji. Sot ne duhet të jemi më të fortë se kurrë. Nuk është zgjidhja të shajmë drejtësinë dhe ligjin, unë jam që të vëmë gishtin tek plaga dhe plaga më e madhe është familja shqiptare. Nëse unë dëgjoj një nënë të një djali sikundër ka dalë gjithë këto ditë dhe nuk kam dëgjuar prej saj t’i drejtohet familjes tjetër me ngushëllime për humbjen e jetës së vajzës, unë këtë nënë nuk mund ta pranoj dot përpos dhimbjes që ka për djalin e saj, por familja tjetër ka humbur një vajzë 23 vjeç. Ajo duhet të ishte në fakultet sot, jo nënë e një fëmije, e larguar nga banesa që në moshën 14 vjeç. Nuk ka marrë përgjigje akoma shoqëria si është e mundur që familja e vajzës ka lejuar që vajza të lidhet me këtë djalë në moshën minorene 14-vjeçare? Pra ka shumë problematika para se të shkojmë tek ligji, familja është nukli nga i cili besoj se duhet të fillojë gjithçka”, është shprehur Eni Çobani.

Sabrina Bengaj u vra me bukë në gojë nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, ajo la pas një vajzë tre vjeçe. Problemet mes çiftit kishin nisur prej vitesh dhe dyshja ishin divorcuar. Metaj kishte marrë peng edhe një herë tjetër familjen e Bengës me kallashnikov, por u desh vrasja e 23-vjeçares që ai të mbyllej pas hekurave për të mos i bërë më keq njeriu.

Related Posts

Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Me origjinë nga Tepelena, policia greke zbardh emrin e të riut që dyshohet se është viktima e gjetur në makinë

11/11/2025
Kryebashkiakja e re e Vlorës: Fitoren time ia dedikoj Partisë Socialiste
Lajme

Kryebashkiakja e re e Vlorës: Fitoren time ia dedikoj Partisë Socialiste

10/11/2025
Humbi zgjedhjet në Vlorë, kandidati i PD: Patronazhistët më telefonuan edhe mua 2 herë
Kryesore

Humbi zgjedhjet në Vlorë, kandidati i PD: Patronazhistët më telefonuan edhe mua 2 herë

10/11/2025
Dyshohet se është shqiptar/ Çfarë zbuloi policia greke në trupin e viktimës së djegur brenda makinës
Kryesore

Dyshohet se është shqiptar/ Çfarë zbuloi policia greke në trupin e viktimës së djegur brenda makinës

10/11/2025
Vrasjet e 21 Janarit, Berisha thirret në SPAK të premten
Kryesore

Vrasjet e 21 Janarit, Berisha thirret në SPAK të premten

10/11/2025
Nis numërimi i votave në Tepelenë
Kryesore

KQZ: Testi i numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale në Tepelenë rezultoi sukses, thuajse 100% të njëjtin rezultat si procesi fizik

10/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

VIDEO/ Messi nuk harron “vesin”, dy gola në MLS me Inter Miamin

Vizitë sekrete në “Camp Nou”, Messi ndez Barcelonën: Shpresoj të rikthehem…(VIDEO)

11/11/2025
Nga Lewa te David, Tare në sulm, synon një “bomber” për Allegrin

Nga Lewa te David, Tare në sulm, synon një “bomber” për Allegrin

11/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al