• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

2.1 mld dollarë në lojë: 5 gjëra që duhet të dini për divorcin më të famshëm në botë

12/01/2021
2.1 mld dollarë në lojë: 5 gjëra që duhet të dini për divorcin më të famshëm në botë

Me sa duket gjithçka ka përfunduar mes Kim Kardashian dhe Kanye West, dy nga personazhet më të famshëm në botë. E martuar me Kanye West që nga viti 2014, gjërat filluan të shkojnë keq kur ai filloi atë që shpejt rezultoi të ishte një fushatë katastrofike presidenciale.

Në atë kohë, një burim tha, “Kim është duke u përqendruar në vitin e ri dhe shumë gjëra të mahnitshme që po vijnë. Ajo ka provuar gjithçka që mundet që gjërat të funksionojnë me Kanye, por nuk po shkon aspak mirë.

Kim vazhdoi lidhjen me shpresën e ndryshimit dhe për hir të fëmijëve, por të gjitha shenjat tregojnë për divorc”.

Pas disa muajsh spekulimesh në lidhje me krizën e marrëdhënies së tyre, zërat në lidhje me divorcin e tyre janë bërë më intensive këtë javë.

Ka nga ata që thonë se të dy nuk kanë folur për një kohë të gjatë dhe se ata tashmë i kanë paraqitur letrat e divorcit në gjykatë, pasi u tha se Kanye për më tepër, e ka tradhtuar të shoqen Kim Kardashian me një mashkull, çka i ka vënë vulën ndarjes.

1. A është zyrtar divorci midis Kim Kardashian dhe Kanye West?

Disa burime i kanë konfirmuar PageSix se çifti po vazhdon procedurat e divorcit.

Një tjetër burim zbuloi se Kim Kardashian tashmë ka punësuar avokaten e nderuar të divorcit Laura Wasser për atë që padyshim do të jetë një nga ndarjet më të bujshme të Hollywood-it.

Për momentin, Kim Kardashian dhe Kanye West nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me divorcin e tyre.

2. Të dy tashmë jetojnë të ndarë

43-vjeçari, Kanye West, duket se ka kaluar pushimet e Krishtlindjeve në fermën e tij të largët Wyoming pa familjen e tij, ndërsa 40-vjeçarja Kardashian, qëndroi me fëmijët e saj në Kaliforni, ku u pa në shumë raste pa unazën martesore.

Një burim konfirmoi se “Kim është e lumtur”, pavarësisht kohës së kaluar larg tij.

3. Kim Kardashian ka dyshime

Edhe pse ajo mori vendimin të largohej nga Kanye West, duket se Kim ende ka dyshime në lidhje me divorcin.

Sipas People, divorci është në tryezë, por Kim Kardashian po vazhdon ta shtyjë për shkak të shqetësimeve të shëndetit mendor të Kanye West.

4. Kim dëshiron të ndjekë rrugën e saj (pa Kanye)

“Ky divorc do të ndodhë sepse Kim është rritur shumë kohët e fundit”, i tha Elle një burim. “Ajo po punon seriozisht për të marrë provimin e jurisprudencës dhe është e përkushtuar në fushatën e saj për reformën në burg”.

Lidhur me fundin e shfaqjes së realitetit të familjes së saj, Keeping Up With the Kardashians, burimi shtoi se Kim është “e trishtuar kur sheh se përfundoi”, por entuziaste për të punuar me Hulu në një seri të re. Kjo mundësi i jep një shtysë më krijuese dhe do të jetë një fillim i ri”.

5. Sa do të kushtonte divorci?

Me një vlerë neto të kombinuar prej 2.1 miliardë dollarësh, sa do të kushtojë ky divorc?

Edhe pse Kardashians janë të njohur për dramë, ndarja e pasurisë mund të jetë më e lehtë se sa pritej.

Duke pasur parasysh aksionet, dhe duke marrë parasysh që është martesa e tretë e Kim, çifti ka të ngjarë të ketë një kontratë paramartesore.

Për më tepër, pasuritë e tyre më të mëdha janë në pronësi të pavarur dhe operohen nga bizneset, dhe çifti gjithmonë kanë pasur flukse të ndara të të ardhurave që nga dasma e tyre në 2014.

Gjërat mund të bëhen pak më të komplikuara kur bëhet fjalë për pronat, por ato përbëjnë më pak se 5% të aseteve të tyre kolektive.

Related Posts

“E nënshkroi me vullnet të lirë”/ Drejtuesi i kompanisë rrëfen versionin e tyre pas akuzave të Gjestit
Paparazzi

Gjesti merr gjithë vëmendjen me postimin e fundit në rrjete sociale! Çfarë paralajmëron ai?

02/02/2026
Grammy 2026: Kendrick Lamar artisti hip-hop më i vlerësuar i të gjitha kohërave
Paparazzi

Grammy 2026: Kendrick Lamar artisti hip-hop më i vlerësuar i të gjitha kohërave

02/02/2026
Takimi i Mirit me vajzën, flet për herë të parë Landi: Doli duke qarë…
Paparazzi

Takimi i Mirit me vajzën, flet për herë të parë Landi: Doli duke qarë…

02/02/2026
Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, çfarë ndodhi?
Paparazzi

Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, çfarë ndodhi?

02/02/2026
‘Sa e pështirë’/ Përplasje mes Olsës dhe ish-banores: Kujton se na plas tr*pi për ty
Paparazzi

‘Sa e pështirë’/ Përplasje mes Olsës dhe ish-banores: Kujton se na plas tr*pi për ty

02/02/2026
Gabimi skenik i Cher në Grammy shpalli një artist të ndjerë si fitues
Paparazzi

Gabimi skenik i Cher në Grammy shpalli një artist të ndjerë si fitues

02/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Duhet të heqim pezullimin e Rusisë nga garat”, kreu i FIFA e thotë hapur

“Duhet të heqim pezullimin e Rusisë nga garat”, kreu i FIFA e thotë hapur

02/02/2026
Gjendet çifti që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën, mamaja pohon konfliktet me vlonjatët

Gjendet çifti që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën, mamaja pohon konfliktet me vlonjatët

02/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al