Gjatë takimit elektoral në Përmet, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Kjara Adhami, kërkoi mbështetjen e të rinjve dhe kujtdo tjetër më 25 prill, që siç tha ajo, të shkruajmë së bashku një histori suksesi. Gjatë fjalës para banorëve, Adhami tregoi lidhjen e saj të vecantë me Përmetin.
“Që e vogël jam rritur me Përmetin në shtëpi, me rrëfimet e gjyshërve të mi. Kam ardhur kushedi sa e sa herë dhe do të vazhdoj të jem këtu, jo thjesht si një e re me origjinë nga Përmeti që rikthehet në vendin e origjinës, por dua të punoj për këtë qytet të bekuar nga Zoti e me njerëz të mrekullueshëm. Dua të punoj që Përmeti të jetë e ardhmja e të rinjve, e ardhmja juaj dhe cilitdo që jeton këtu. Faleminderit me zemër për përkrahjen. Jam plot besim dhe shpresë se bashkë do të shkruajmë një histori suksesi më 25 prill”, thotë Adhami. Më poshtë fjala e saj e plotë.
©argjiroja.net