• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

110 mln euro dëm, Shqipëria humb gjyqin me biznesmenin italian, Francesco Becchetti

02/04/2021
110 mln euro dëm, Shqipëria humb gjyqin me biznesmenin italian, Francesco Becchetti

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anullimin e vendimit të marrë. Në Gusht të vitit 2019 ICSID pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj. Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process. Një palë mund të kërkojë anullimin e plotë ose të pjesshm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar. Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.

Për t’u përfaqësuar në procesin e ankimimit, Avokatura e Shtetit shqiptar kishte përzgjedhur studion amerikane, Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të tilla. Ndërsa përballë saj, sipërmarrësi italian Becchetti, përfaqësohej nga dy studio të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me seli në New York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me seli në Paris dhe New York./Voa

Related Posts

Bllokohen 42 mijë euro në Kakavijë, nën hetim një person
Kryesore

Bllokohen 42 mijë euro në Kakavijë, nën hetim një person

26/11/2025
Sylvinho kontakton me mbrojtësin e AEK-ut të Athinës! Kush është 24-vjeçari nga Dropulli
Kryesore

Sylvinho kontakton me mbrojtësin e AEK-ut të Athinës! Kush është 24-vjeçari nga Dropulli

26/11/2025
Artan Hoxha non grata në Greqi, Fredi Beleri: Dikush duhet t’i vendosë barrierë
Lajme

Artan Hoxha non grata në Greqi, Fredi Beleri: Dikush duhet t’i vendosë barrierë

26/11/2025
Greqi/ Shkuan për të grabitur shtëpinë, por ranë nga ballkoni, hajdutët shqiptarë në britma: Zot më ndihmo bre!
Kryesore

Greqi/ Shkuan për të grabitur shtëpinë, por ranë nga ballkoni, hajdutët shqiptarë në britma: Zot më ndihmo bre!

26/11/2025
Një foto që na turpëron
Blog

Një foto që na turpëron

26/11/2025
Refuzimet në masë nuk ulën kërkesat për azil të shqiptarëve në Europë, në 2022 ishin më të lartat e tre viteve të fundit
Kryesore

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni

26/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bllokohen 42 mijë euro në Kakavijë, nën hetim një person

Bllokohen 42 mijë euro në Kakavijë, nën hetim një person

26/11/2025
Sylvinho kontakton me mbrojtësin e AEK-ut të Athinës! Kush është 24-vjeçari nga Dropulli

Sylvinho kontakton me mbrojtësin e AEK-ut të Athinës! Kush është 24-vjeçari nga Dropulli

26/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al