• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

108 vjetori i themelimit/ Çuçi: Policia e Shtetit, sot institucioni më i besueshëm! Prioritetet dhe sfidat për 2021

13/01/2021
108 vjetori i themelimit/ Çuçi: Policia e Shtetit, sot institucioni më i besueshëm! Prioritetet dhe sfidat për 2021

Nga Bledi Çuçi

Është kënaqësi t’ju uroj me rastin e festës zyrtare të themelimit të organizatës suaj – Gëzuar 108-vjetorin e Policisë së Shtetit!

Qeveria prej vitesh tashmë ka një objektiv të qartë, atë të integrimit në familjen e madhe europiane. Për ta bërë realitet këtë ëndërr të të gjithë shqiptarëve, duhet të kemi në radhë të parë institucione të konsoliduara, e ndër to, një peshë kryesore mban Policia e Shtetit.

Nga takimet e zhvilluara mes përfaqësuesve të Qeverisë sonë dhe zyrtarëve të BE-së, ka rezultuar qartë barra e Ministrisë së Brendshme në ndjekjen e çështjeve që kanë të bëjnë me Kapitullin 24 të marrëveshjes për “sigurinë, drejtësinë dhe lirinë” etj.

Tema të tilla si lufta kundër krimit, drogës, trafiqeve të ndryshme, ekstremizmit, migracionit, sigurisë kufitare etj., janë mjaft sensitive për vendet e BE-së.

Për plotësimin e këtyre detyrave, Policia e Shtetit ka një ngarkesë të shtuar specifike.

Kjo do të jetë një sfidë e hapur për organizatën, por unë shpreh besimin se në përfundim edhe kjo sfidë do të kapërcehet me sukses.

Ky besim është i natyrshëm dhe i prekshëm nga të gjithë.

Mjafton t’u referohemi sondazheve të opinionit të javëve të fundit e jo vetëm, ku rezulton se Policia e Shtetit është ndër institucionet më të besueshme në vend. Ky besim nuk është një rastësi, por fryt i punës, përkushtimit, sakrificave të të gjithë trupës, e kombinuar kjo me një sërë reformash e investimesh të kryera vitet e fundit.

Ndër aspektet pozitive të ndryshimeve në radhët e Policisë është përtëritja e radhëve të saj me elementë të rinj, të aftë, të përgatitur e të përkushtuar.

Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën duke krijuar mundësitë për çdo të ri që ka një formim akademik, të bëhet pjesë e organizatës së Policisë së Shtetit.

Të mbajmë parasysh faktin se jemi ndër vendet me numër më të ulët trupash policore për numër popullsie në rajon ndoshta dhe më gjerë. Këtë mangësi po përpiqemi ta mbushim sa është e mundur nëpërmjet aplikimit të teknologjive të reja, e metodave moderne të policimit.

Viti që lamë pas nisi me sfidën për zbulimin e konfiskimin e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme e kriminale. OFL bëri të mundur sekuestrimin e qindra pasurive dhe aseteve të vëna në rrugë kriminale, duke hequr nga duart e krimit miliona euro, e ky proces këtë vit është drejt finalizimit.

Paralelisht me këto aksione, trupa e policisë ka një vëmendje konstante në luftën kundër krimit, drogës, trafiqeve e paligjshmërive të ndryshme.

Këto janë ndër prioritetet e punës për të cilën merr kuptim vetë ekzistenca e strukturës së Policisë së Shtetit.

Një studim i mbështetur qeveria suedeze në kuadër të programit për forcimin e policimit në komunitet, me të njëjtën metodologji që përdoret edhe në vendet e Bashkimit Europian, na ofroi të dhëna shumë domethënëse për punën e Policisë së Shtetit, që në shumë aspekte qëndron në mesataren e vendeve të BE-së.

66% e publikut mendon se Policia e Shtetit po bën një punë të mirë krahasuar me 36% në vitin 2013. 80% e të intervistuarve deklaruan se ndihen të sigurt.

Këto janë garanci të ofruara nga qytetarët për punën e policisë, por edhe një shtysë për të bërë më tepër, me qasjen si një shërbim ndaj qytetarit, jo si forcë shtrënguese.

Viti 2021 do të sjellë një ngarkesë jo të lehtë për Policinë e Shtetit e Ministrinë e Brendshme, pasi është vit zgjedhor.

Policia ka detyra specifike për sigurimin e mbarëvajtjes së tyre. Ky angazhim do të kërkojë një shpenzim shtesë kohe dhe energjie.

Duke e mbyllur dëshiroj të uroj çdo punonjës të Policisë së Shtetit – Gëzuar ditën e Policisë!
Bashkë me urimet, dëshiroj t’ju përcjell juve dhe familjeve që ju mbështesin, falënderimet tona më të thella për çdo sakrificë të bërë në shërbim të qytetarëve, të mbrojtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Të jemi të vetëdijshëm për rolin dhe misionin e përbashkët për të ndërtuar një Shqipëri europiane, që të garantojë një të ardhme më të mirë për vendin dhe brezat e ardhshëm. Faleminderit!

Related Posts

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari
Kryesore

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari

14/12/2025
Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës
Kryesore

Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës

14/12/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Alaves “kockë e fortë”, Reali vuan në La Liga por e shpëton Rodrygo

VIDEO/ Alaves “kockë e fortë”, Reali vuan në La Liga por e shpëton Rodrygo

14/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

RENDITJA/ Elbasani dhe Egnatia me hap kampioni, rivalitet i ashpër edhe në zonën e ftohtë! Ja si ndryshon renditja pas javës së 16-të

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al