• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

10-vjeçari i aksidentuar në Kakavijë, mesazh prekës nga mësuesja e tij: Ëndrra e tij u pre në mes, u martirizua në radhët e emigrantëve

15/08/2020
10-vjeçari i aksidentuar në Kakavijë, mesazh prekës nga mësuesja e tij: Ëndrra e tij u pre në mes, u martirizua në radhët e emigrantëve

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Kakavijë, ku ambulanca përplasi për vdekje 10-vjeçarin Samule Ndoj, nga fshati Kallmet i Lezhës. Ai ndodhej prej ditësh në Kakavijë, teksa priste të kalonte drejt Greqisë. Mësuesja e tij, Lindita Kokaj, ka bërë një dedikim prekës për vogëlushin që u nda nga jeta. Kokaj shkruan, se ëndrra e vogëlushit u pre në mes dhe u martirizua drejt ëndrrës së vrarë në Kakavijë. Më tej ajo shton, se kjo tragjedi është e papërballueshme nga të gjithë, në një kohë kur jemi të vrarë nga pandemia. Ajo vijon më tej, duke theksuar, se më 15 gusht Lezha përkujton “Ditën e shtegtarëve” dhe ishte pikërisht kjo ditë, ku vogëlushit kallmetor, iu ndërpre ëndrra në mes.

Postimi i plotë

10 vjeçari nga Kallmeti i Frang Bardhit, martir i Ditës së Shtegtarëve, në shtegtimin e tij drejt ëndrres së vrarë në Kakavijë E trishtë Dita e Shtegtarëve për Lezhën dhe lezhjanet, pasi pikërisht në këtë ditë u “martirizua” në radhet e emigrantëve në Kakacijë, vogëlushi 10- vjeçar nga Kallemti i Lezhës. (Duke u kërkuar ndjesë familjarëve për përdorimin e fotove nga profilet e tyre sociale).

Ky është S.Nik Ndoj, i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 10 vjeç, që së bashku me prindërit dhe vëllain po shtegtonin në Greqi,por ëndrra e tij u pre në mes si pasojë e një aksidenti të ndodhur pilërisht në radhet kilometrike të shtegtarëve të përvuajtuar në Kakavijë. Siç u mësua nga mediat që raportuan nga vendi i ngjarjes, ndarja tragjike nga jeta e këtij ëngjëlli, erdhi nga përplasja e një autoambulanca, mjet i cili ka mision për të shpëtuar jetë dhe jo për të marrë jetë.

Zemra e tij rrahu së pushuari në këtë rrugë ku prindërit e tij dhe me mijra shqiptarë kanë shtegtuar në këto 30 vite në kërkim të ëndrres së tyre të vrarë. Kjo tragjedi jo vetëm për familjen, por edhe për ne të gjithë është e papërballueshme në një kohë të tillë, kur jemi “të vrarë” psikologjikisht dhe nga pandemia, pasi të ndodhur në “udhëkryq”, nuk e dimë se nga vdekja po na vjen. Data shënon 15 gusht dhe Lezha e Besëlidhjes që në vitin 2006 e ka pagëzuar me emrin “Dita e Shtegtarëve”. Një ditë simbol në respekt të emigrantëve,të gjithë atyre qytetarëve, familjarëve, të rinjve e të rejave, të cilët sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre duke lënë vatrat dhe familjet në kërkim të një ëndrre të re.

Që në vitin 2006 është vendosur në qender të qytetit , obelisku i shtegtarëve, mbi të cilin është gdhendur një mesazh kuptimplotë “Mirënjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vdekjen në kërkim të ëndrrës së vrarë të një kombi”. Vogëlushit kallmetor gjatë shtegtimit me familjen e tij, ëndrrat ju prenë në mes pikërisht në këtë 15 gusht 2020 ku me mijra emigrantë po përballen me radhët e gjata në kakavijë. SAMUEL, u prehsh në paqe! Shën Eufemija e Kallmetit të ndriçoftë shtegtimin tënd në rrugen e Parajses!

Lindita Kokaj

Related Posts

U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë
Lajme

U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë

12/07/2025
EMRAT / Njëri u hodh në det për t’i shpëtuar Policisë. Kush janë 3 të arrestuarit në Sarandë. Gjendet arma dhe…
Lajme

EMRAT / Njëri u hodh në det për t’i shpëtuar Policisë. Kush janë 3 të arrestuarit në Sarandë. Gjendet arma dhe…

12/07/2025
Aksident i rëndë në “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, dy adoleshentë të plagosur
Lajme

Aksident i rëndë në “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, dy adoleshentë të plagosur

12/07/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Pengoi lëvizjen e mjeteve në Këlcyrë, nën hetim i riu

12/07/2025
Memaliaj, aksidentohet rëndë i moshuari, në pranga një i ri
Kryesore

Nën hetim i riu nga Memaliaj, ja çfarë i gjeti policia në banesë

11/07/2025
Sherr në ’18 Shtatori’, rrihet me grushte një 33-vjeçar, ndërhyn policia
Kryesore

Dëmtoi objektin e reklamimit në Gjirokastër, ndalohet 50-vjeçari

11/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sulm masiv rus me dronë dhe raketa në Kiev dhe disa rajone. Polonia dhe vendet aleate ngrenë avionët luftarakë

Sulm masiv rus me dronë dhe raketa në Kiev dhe disa rajone. Polonia dhe vendet aleate ngrenë avionët luftarakë

12/07/2025
U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë

U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë

12/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al