Instagram-i është një nga rrjetet sociale më të ndjekur, me më shumë ndikim në publik (ndjekësit). Ai përdoret nga njerëzit e zakonshëm, por më së shumti nga personat publikë, apo ata që quhen VIP-a. Kuptohet, përmes postimeve e reklamimeve të ndryshme në llogaritë e yjeve të modës, filmit, ekranit, sportit, futbollit etj. fitohen shuma të mëdha parash.
Fjala vjen, për vition që kaloi, CR7 arkëtoi më shumë para nga Instagrami se sa nga kontrata që ka me Juventusin si futbollist.
Ylli portugez është vetëm i dyti, pas vetë Instagramit, në renditjen e përditësuar së fundi të personazheve me më shumë ndjekës në këtë rrjet social. Këtu më poshtë po ju njohim me “top 10” në këtë drejtim:
1. Instagram – 353 milionë
2. Cristiano Ronaldo – 223 milionë
3. Ariana Grande – 190 milionë
4. Dwayne Johnson – 186 milionë
5. Kylie Jenner – 180 milionë
7. Kim Kardashian – 174 milionë
8. Messi – 154 milionë
9. Beyoncé – 148 milionë
10. Neymar – 139 milionë