• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

10 futbollistët që do të synojnë të lënë shenjë në Europian

08/06/2021
10 futbollistët që do të synojnë të lënë shenjë në Europian

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga starti i Euro 2020. Do të jetë përballja Itali-Turqi ajo që do të hapë siparin e këtij kompeticioni. Me Europianin që është shumë pranë, vëmendja do të jetë edhe tek sulmuesit. Kush janë 10 golashënuesit më të mirët në prag të Europianit?

Listën e kryeson Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i kombëtares portugeze është i vetmi në këtë Europian që ka regjistruar më shumë se 100 gola me fanellën e përfaqësues së tij. Ronaldo me luzitanët ka arritur të fitojë Euro 2016 dhe Nations League ne 2019.
Polonia krenohet me Robert Lewandowskin: 66 gola në 118 ndeshje. Pavarësisht dëmtimeve të shpeshta, sulmuesi i Bayernit të Mynihut mbetet i frikshëm në repartin e sulmit. Me 41 gola në Bundesligë, shifër që theu rekordin e Gerd Mullerit, i cili kishte shënuar 40, Lewadowski do të tentojë që dhe ne Euro 2020 të ketë të njëjtën perferomancë.

Belgjika ka si golashënuesin e saj më të mirë Romelu Lukakun. 59 rrjeta në 92 paraqitje. Sulmuesi i Interit e mbylli kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar titullin kampion. Pasi arriti që me fanellën e “Djajve të Kuq” të Europës ta mbyllte Botërorin e Rusisë në vendin e 3-të, tashmë do të përpiqet të rrëmbejë edhe trofenë e Europianit. Edhe pse jo protagonist absolut te Chlesea, Oliver Giroud me Francën në 107 ndeshje e ka gjetur 44 herë rrugën e rrjetës. Pas Kupës së Botës “Gjelat” do të provojnë të fitojnë edhe Europianin.

Gjermania e Johachim Lowe ka si golashënuesin e saj më të mirë, Thomas Muller. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut në 101 ndeshje ka shënuar 38 gola.

Ukraina, që është një tjetër kombëtare pjesëmarrëse në Euro 2020 nga 24 përfaqësuese në total, ka si golashënues Andrij Jarmelenko, i cili në 93 sfida ka shënuar 38 gola. Ai do të mundohet që të udhëheqë skuadrën e tij në duelet që ata do të kenë ndaj Austrisë, Holandës dhe Maqedonisë së Veriut.

Këta të fundit ndërkohë do të shpresojnë tek performanca e veteranit Goran Pandev, me 37 gola në 119 paraqitje. Skuadra e tij do të përpiqet maksimalisht të kalojë fazën e grupeve.

Danimarka udhëhiqet nga Christian Eriksen i ka 36 finalizime ne 107 sfida.

Franca ka dhe një tjetër golashënues krahas Giroud. Ai është Antoine Griezmann. Sulmuesi i Barçës me “Gjelat” në 90 paraqitje ka gjetur 36 herë rrugën e rrjetës. Në Euro 2016 ishte vendimtar në suksesin e ekipit të tij, teksa këtë herë së bashku me Mbappenë dhe Benzemanë do të tentojnë pushtimin e Europës.

Listën e mbyll Harry Kane. Me Anglinë “bomber” i “Spurs”-ave në 54 paraqitje ka shënuar 33 gola. Kjo verë do të jetë e nxehtë për Kane, pasi shume klube e kërkojnë, por përpara ka një mision më të rëndësishëm, suksesi në Europian me “Tre Luanë”.

Related Posts

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Mesfushori shqiptar transferohet te skuadra polake, kontratë për 3 vite
Sport

Mesfushori shqiptar transferohet te skuadra polake, kontratë për 3 vite

01/07/2025
Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe
Sport

Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

01/07/2025
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku

01/07/2025
Paraqitje pozitive me Cesenën, klubi i Serie A pas Cristian Shpendit
Sport

Paraqitje pozitive me Cesenën, klubi i Serie A pas Cristian Shpendit

01/07/2025
Miqësore/ Humbje e thellë për Vllazninë, Dinamo bie në Tetovë
Sport

Miqësore/ Humbje e thellë për Vllazninë, Dinamo bie në Tetovë

01/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al