• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

10 fakte, pse LSI po largohet nga koalicioni me PD

11/06/2020
10 fakte, pse LSI po largohet nga koalicioni me PD

Nga Kreshnik Spahiu

Nuk kishte si ndodhte ndryshe….

Sot presidenti Meta ka marrë të gjitha garancitë e mundshme për të ardhmen e tij dhe LSI.

Faktet flasin më shumë se analizat prandaj po i rendisim ato për të bindur çdokënd se Ilir Meta ka futur në xhep mandatin e dytë si president dhe i ka garantuar Edi Ramës mandatin e tretë si kryeministër nëpërmjet marrveshjes së mëposhtme:

– Sot Edi Rama i dhuroi Ilir Metës shkarkimin e Adrian Dvoranit duke i dhënë fund luftës pa limit mes Qeverisë dhe Presidencës.

– Sot Rama krijoi hapësirën që në krye të KED të vihet një propozim tjetër i presidentit Meta, gjyqtarja Vitore Tusha.

– Sot kryeministri Rama ka dhënë garancitë që të votohet në Parlament propozimi i presidentit Meta për kreun e KLSH, zotin Arben Shehaj.

– Presidenti Meta ka dhënë garancitë që do firmosi marrveshjen PD-PS-LSI mbi dakortësine mbi zgjedhjet.

– Edi Rama po tërheq gradualisht komisionin për shkarkimin e presidentit Meta.

– Marrëveshjen zgjedhore e mbështetur nga Partia Socialiste favorizon LSI me formulën e cila duke qenë e dyta në koalicion para electoral, përfiton dyfishin e mandateve.

– Kryeministri Rama rifuti në sistem opozitën e cila ishte vetëvrarë duke djegur mandatet dhe nxorri jashtë loje opozitën e re Hajdari-Murrizi-Alimadhi etj. Duke nënshkruar me ish-deputetët ai ç’faktorizoi Parlamentin dhe rifuti në lojë Bashën, Vasilin, Berishen etj.

– Marrëveshja zgjedhore po shoqërohet me një marreveshje për reformën në drejtësi, ku sipas së cilēs, pushteti gjyqësor ndahet mes Ramës dhe Metës.

– Presidenti Meta po garanton stabilitetin e marrëveshjeve dhe plotësimin e kërkesave të BE për hapjen e negociatave, duke mos e penguar qeverinë Rama, as me protesta, as me bojkote, as me refuzime, por me balanc qëndrimesh.

– LSI po rishikon pozicionin e saj duke siguruar një pushtet të dyfishtë:

1-koalicion qeveritar me Ramën 2021-2025 dhe 2- një mandat të dytë për Metën si president 2022-2027.

Ka shumë lexues që do jenë mosbesues me këto fakte.

Koha do provojë se kjo është marrveshja ku “fitojnë të gjithë”.

1- Fiton Meta si presidenti i parë me 2 mandate.

2- Fiton Rama si kryeministri i parë me 3 mandate.

3- Fiton Monika si zv.kryeministre e ardhshme e Shqipërisë.

4- Fiton Basha rifutjen në Parlament me afro 60 deputetë. Pret dhe 4 vjet se është i ri 44 vjeç. Asgjë nuk humb të bëhet 48 vjeç kryeministër.

5- Fiton Berisha një pushtet në hije të përjetshëm deri sa të ketë frymë dhe paprekshmëri familjare. Pa harruar autoritetin në hije.

Po, po, me marrveshjen fitojnë të gjithë….

Por ju aspak.

Related Posts

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025
Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun
Blog

Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun

30/11/2025
Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën
Blog

Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën

26/11/2025
Një foto që na turpëron
Blog

Një foto që na turpëron

26/11/2025
baton haxhiu rama
Blog

Palloshat, brekët dhe vibratorët e Dumanit…

26/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

07/12/2025
Tirana për rekord, 3 trajnerë në një fazë, prezantohet Ardian Nuhiu

Nuhiu karikon bardheblutë para derbit: Ndaj Partizanit “vdesim” në fushë, të fitojmë për tifozët

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al