• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

1 milion vaksinat, si 1 milion shuplakat

25/03/2021
1 milion vaksinat, si 1 milion shuplakat

Nga Mero Baze

Lajmi se Qeveria shqiptare ka siguruar një kontratë për 1 milionë vaksina të reja kineze, përveç kontratës së Pffizer dhe AstraZeneca, i jep zyrtarisht fund makthit të shqiptarëve për sigurimin e vaksinave, në mesin e një lufte botërore mbushur me bërryla dhe përpjekje për mbijetesë. Kjo kontratë i jep qetësinë e duhur Qeverisë shqiptare të hedh hapa të sigurtë në negociata me kompanitë e tjera për vaksina dhe një mundësi më shumë të ofrojë më tepër ndihmë për Kosovën, qoftë dhe përmes vaksinimit në Kukës për gjithë mjekët e Kosovës, apo kategori të tjera të rrezikuara.

Lajmi duket se është përjetuar keq tek disa drejtues të opozitës dhe kryesisht tek dy mjekët e morgut të saj, që duket se në këtë fushatë, kanë shpresuar tek mbetja pa vaksina dhe vdekjet nga pandemia.

Sali Berisha dhe Petrit Vasili, kanë filluar menjëherë një fushatë dezinformuese për vaksinat e siguruara, duke i cilësuar të rrezikshme dhe duke shpikur teori konspiracioni rreth sigurimit të tyre.

Nuk është se kjo ngjall ndonjë dilemë të madhe në opinion, pasi detyra e Qeverisë është të sigurojë vaksina për të gjithë, por jo t’i vaksinojë me zor të gjithë.

Dhe në këtë pikë, dy mjekët e opozitës, që tashmë janë kthyer si mjekë morgu, vetëm sa mund të lënë ndonjë demokrat pa u vaksinuar, nëse u beson atyre. Dëm tjetër nuk shkaktojnë.

Por ajo që është interesante në reagimin e tyre, por dhe në shtypin e kontrolluar prje tyre, është përjetimi që ata kanë për sigurimin e vaksinave, si një goditje elektorale.

Nga mënyra se si reagon Berisha, duket sikur ai ka marrë lajmin për 1 milionë shuplaka, njësoj si në vitin 2013, dhe jo lajmin e gëzuar për një mjek, për 1 milionë vaksina.

Nëse ka një mënyrë se si mund t’ia rrisësh pikët Edi Ramës në këtë histori, pasi ka mundur të sigurojë praktikisht vaksinimin e popullsisë, është ta sulmosh atë dhe të kesh përballë miliona njerëz që presin vaksinat, dhe që ti i mallkon.

Nëse Edi Rama do të bënte një spot publicitar për të promovuar veten lidhur me sigurimin e vaksinave, do të mjaftonte që të tregonte pamjet e 1 milionë vaksinave dhe fytyrën e Sali Berishës, që u thotë shqiptarëve mos pranoni t’i bëni, se ua ka sjellë Edi Rama.

Ky është spoti elektoral më i dobishëm, që i kthen ata nga pacientë, në votues të Edi Ramës.

E vetmja mënyrë që opozita ka të mos dëmtohet nga 1 milionë vaksinat, është të bëhet pjesë e gëzimit popullor për ardhjen e tyre. Ashtu së paku nuk do ngjallë zemërim dhe nuk do humbasë vota.

E kuptoj se shfira 1 milion është pak provokuese për ta, pasi u kujton 1 milionë votat kundër më 2013, por kjo mund të kalohet me sportivitet, nëse së paku bën dhe ti sikur je i gëzuar.

Por nëse vrapon të sulmosh vaksinat që pret një popull i tërë, thjesht u ke kujtuar shqiptarëve se meriton nga një shuplakë për çdo vaksinë që fyen. Dhe qysh tani i ke siguruar 1 milionë shuplaka./ TemA

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Si rrëzohen Rama, Berisha e Meta bashkë
Blog

20% e atyre që votuan në prill 2021 s’preferojnë asnjë nga 4 politikanët kryesorë

27/01/2023
Lamtumirë profesor Isuf Kalo, humanisti me “H” të madhe
Blog

Isuf Kalo, emblemë e Labërisë

27/01/2023
Sikur nuk shkon, ti me fuoristradë dhe Çeçua (babai) me dhi!
Blog

Sikur nuk shkon, ti me fuoristradë dhe Çeçua (babai) me dhi!

26/01/2023
Iku një idealist i progresit dhe emancipimit shoqëror
Blog

Iku një idealist i progresit dhe emancipimit shoqëror

24/01/2023
Lamtumirë profesor Isuf Kalo, humanisti me “H” të madhe
Blog

Lamtumirë profesor Isuf Kalo, humanisti me “H” të madhe

23/01/2023
Roland Bejko: Nëse Berisha bëhet kryetar i PD, nuk kam ndërmend ta njoh, do shkoj në shtëpinë time
Blog

Bejko ironi me Berishën: Siç Luizi tall tr*pin me dynjanë në Big Brother, Koloneli tallet me mbështetësit e vet

22/01/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

PD Gjirokastër ka bërë një “investigim”, kapet “mat” Flamur Golemi (VIDEO)

PD Gjirokastër ka bërë një “investigim”, kapet “mat” Flamur Golemi (VIDEO)

29/01/2023
Organizoi protestën në Londër, shqiptari vihet nën hetim për marrjen e shtetësisë britanike

Organizoi protestën në Londër, shqiptari vihet nën hetim për marrjen e shtetësisë britanike

28/01/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al