‘Bindja Demokratike’ regjistrohet në Gjykatën e Tiranës kërkesën si parti politike. Pritet që pas këtij veprimi, kjo forcë e re politike të regjistrohet dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke qenë se sot është afati i fundit i regjistrimit për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Pjesë e ‘Bindja Demokratike’ pritet të jenë pjesa më e madhe e atyre, që në 2017, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare, kërkuan largimin e Lulzim Bashës dhe krijuan Lëvizjen për Ringritjen e PD.
Mbrëmjen e djeshme përfaqësuesit e këtij grupimi të ri politik u mblodhën në një takim në periferi të Tiranës, ku duket se kanë diskutuar dhe vijimin e aksionit të tyre, tashmë si një forcë e re alternative politike.
Në krye të kësaj force të re politike mësohet se do të jetë një prej zërave më kritikë ndaj qeverisë dhe opozitës, ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi.