Partia Socialiste ka zyrtarizuar sot në mbrëmje kandidatët e saj për deputetë në 12 qarqet e vendit.
Listën e kandidatëve të Gjirokastrës e lexoi nga selia e PS-së, ish-ministri Bledi Cuçi, i cili është edhe kryesuesi i saj.
5 kandidatët e qarkut Gjirokastër janë: Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Flamur Golemi, Laert Duraj, Artemisa Dralo. Si dhe dy kandidatët rezerve Matilda Cela, Elvira Pasho.