Punësimi si një nga prioritetet e qeverisë, ka shënuar rritje ku vetëm në 7 ditët e fundit të kësaj jave, përmes Zyrave të Punës janë punësuar 858 persona në të gjithë vendin.
Sipas statistikave nga Zyrat e Punës, rezulton se qarqet e Tiranës, Durrësit, Korçë, Korçës dhe Vlorës kanë numrin më të madh të të punësuarve, falë zyrave të punës. Ndërkohë në qarkun e Gjirokastrës u punësuan 22 persona, nga këta në bashkinë Gjirokastër 14, në Tepelenë 4 dhe Përmet 4.