922 persona janë punësuar gjatë kësaj jave në gjithë vendin vetëm përmes Zyrave të Punës.
Sipas statistikave të punësimeve për çdo qark, për periudhën 12-18 prill, në Berat janë punësuar 38 persona, në Durrës janë punësuar 120 persona, në Fier 79 persona, në Korçë 59 persona.
Po ashtu, gjatë kësaj jave në Dibër janë regjistruar 31 të punësuar, në Elbasan 44 të punësuar, në Gjirokastër 22 të punësuar, në Kukës 73 të punësuar, në Lezhë 30 të punësuar, në Shkodër 57 të punësuar, në Tiranë 263 të punësuar dhe në Vlorë 106 të punësuar.