Në vetëm një javë (periudha 25-31 janar) në gjithë vendin janë punësuar 475 persona përmes Zyrave të Punës. Këto janë shifrat që dalin nga pasqyra e qeverisjes, ku tregohen edhe disa tabela, me të punësuarit në qarqe të ndryshme të vendit. Ajo që vihet re është fakti se numrin më të madh të të punësuarve e ka Tirana, si kryeqyteti i vendit, me 129 në total, e ndërkohë që në Durrës janë punësuar 74 persona. Sa i përket qyteteve të tjera: Në Berat rezultojnë 22 të punësuar, në Fier 38, në Korçë 23, në Dibër 16 të punësuar, në Elbasan34, në Gjirokastër 17 të punësuar, në Kukës 6 të punësuar, në Lezhë 22, në Shkodër 44 dhe në Vlorë 50 të punësuar./ Tiranapost.al. ( Për më shumë shihni videon më poshtë).