Zyra e Punës Gjirokastër: Gjatë kësaj jave punësuam 10 persona


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Gjatë javës që lamë pas, vetëm përmes Zyrave të Punës në gjithë vendin janë punësuar 421 persona.

Referuar shifrave të punësimeve për periudhën 9-15 gusht 2019, vihet re se në Qarkun Berat janë punësuar 5 persona, në Qarkun Durrës 59 persona dhe në Qarkun Fier 12 persona.

Po ashtu, në Qarkun Korçë rezultojnë 44 të punësuar; në Qarkun Dibër 9 të punësuar; në Qarkun Elbasan 22 të punësuar; në Qarkun Gjirokastër 10 të punësuar; në Qarkun Kukës 8 të punësuar; në Qarkun Lezhë 5 të punësuar; në Qarkun Shkodër 15 të punësuar; në Qarkun Tiranë 161 të punësuar dhe në Qarkun Vlorë 71 të punësuar.