Gjirokastra vazhdon tē kalojë një situatë emergjente nga reshjet e dëborës. Edhe sot vijojnë të jenë të bllokuara rrugët e fshatrave Picar, Golem, Kolonjë, Fushëbardhë, Zhalat, Prongji, Plesat, Labovë, Hundëkuq dhe Tërbuq. Rruga drejt Lunxhërisë dhe Antigonesë kalohet me vështirësi, duke përdorur zinxhirë. Në qytet zona muzeale është e pakalueshme. Ndërkohë procesi mësimor është pezulluar. Raportohet se s’ka probleme të furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.
©Argjirolajm.net