Një zjarr ka rënë paraditen e sotme pranë puseve të naftës në Delvinë.Nga zjarri i rënë rrezikohet zona e quajtur Parku i Syrit të Kaltër. Zjarrfikëset janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes. Pas disa orësh flakët u vunë nën kontroll. Për të parë nga afër në terren situatën ishte e pranishme edhe kryebashkiakja e Delvinës.