Një shtëpi është djegur në Tepelenë. Ngjarja ndodhi në fshatin Turan. Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Sifi Muça.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Po kështu është djegur edhe një shumë prej 2 milionë lekësh të vjetra.
Në momentin e rënies së zjarrit nuk ka patur njerëz në banesë. Dyshohet se ngjarja ishte aksidentale. Policia vijon hetimet.