• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zi në familjen Berisha, humbet një nga njerëzit më të afërt (FOTO)

14/02/2020
Zi në familjen Berisha, humbet një nga njerëzit më të afërt (FOTO)

Ish kryeministri Sali Berisha ka humbur një nga njerëzit e afërt të tij, me të cilin janë rritur bashkë në Tropojë pasi ishin moshatarë.

Në ceremoninë mortore për nder të Sulejman Zeqir Berishës së ndjerë ka marrë pjesë dhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka udhëtuar enkas nga Prishtina për t’i bërë nderet e rastit.

Haradinaj e ka vlerësuar Berishën e ndjerë, si një burrë të shquar dhe që kishte kontribuar gjatë luftës së Kosovës duke evënë kullën e tij në shërbim të plotë të UÇK.

“Ish kryeministri i Kosovës, gjeneral Ramush Haradinaj, nderoi në varrimin e Sulejman Zeqir Berishës!

Sot, në këtë ditë shkurti 2020, Familja e krejt Fisi Berisha, Malësia e Gjakovës (Tropoja) e Kosova dardane, Sanxhaku Shqiptar, Shqipëria e Veriut…, patën një dhimbje të madhe: përcjelljen për në Varreza të Sulejman Berishës – djali i Zeqir Halil Berishës të Historisë Shqiptare, djali i axhës së Sali Berishës, mbështetës e kontributor i Luftës së fundit të Kosovës, që “e ktheu shtëpinë e tij në Vicidol në seli e bazë të UCK”, që i dha shumë kësaj lufte fitimtare duke mbetur një hero i heshtur i saj,…

Në këtë ceremonial përcjelljemortore për këtë burrë të shquar, të nderuar, të paharruar, për Sulejman Zeqir Berishën, kishte ardhë nga Prishtina edhe ish-kryeministri i Kosovës, gjeneral Ramush Haradinaj, i cili u solli ngushëllimet e tij Familjes së madhe Berisha, kolegut e mikut të tij – ish kryeministrit e ish Presidentit Sali Berisha, hodhi pak dhe të tokës shqiptare mbi varrin e tij dhe i tha dy fjalë burrështetasi në vlerësim e nderim të emrit e veprës së tij:

“Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”. Ramush Haradinaj (RH).

Këto foto pasqyrojnë ceremoninë e lartë nderuese dhe dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të një burri të mirë e atdhetari të shquar, Sulejman Zeqir Berisha.

I paharruem emri e veprimtaria e tij atdhetare e qytetare në kohën e luftës e të paqes, paqes, në brezat e tij e në udhët e lartësitë e kombit!”, shkruan Ramiz Lushaj në rrjetin social.

Më pas ka reaguar dhe vetë Sali Berisha.

“Zi ne familjen tone!

Miq, sot ne percollem ne banesen e fundit nje njeri shume te dashur te familjes tone, djalin e xhaxhait tim, Sylejmanin. Qe kur fillon memoria ime, ai, mocanik me mua, ishte per te gjithe vitet e femijerise dhe me vone si vella per mua. Se bashku ndame lojerat, gezimet, dashurine e prinderve, familjareve tane dhe perfunduam shkollen 7 vjeçare. Me vone rruget tona u ndane por jo zemrat tona. Ai qendroi ne Koder te Prifçit ne Tropoje, aty ku dhe u martua dhe krijoi familjen e tij te mrekullueshme.

Sylejmani pati nje jete plote sakrifica. Ai punoi si minator pothuaj ne te gjitha minierat e rrethit dhe qarkut te Kukesit. Kurre nuk kam njohur nje njeri me puntor se ai apo qe te kete djersitur me shume ne pune se Sylejmani. Kudo qe ai punoi, me ndershmerine, njerezine dhe respektin e tij beri miq dhe shoke te shumte.

Miq, Sylejmani ishte nje patriot i vertet. Ne vitet 1996-1999 ai e shnderroi shtepine ne Kodren e Prifçit ne nje nga bazat me te rendesishme te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Ai vet se bashku me djemte e tij Halilin, Gezimin dhe Arbenin moren direkt pjese ne veprime dhe operacione te UCK kunder pushtuesve serbe! Ai priti dhe percolli me qindra e qindra luftetare te lirise, komandante te shquar te tyre, nder te cilet ish kryeministrin e Kosoves, zotin Ramush Haradinaj, ish Komandanin e pavdekshen te UÇK, Ilir Konushevci e shume e shume te tjere.

Ne ato vite me dhjetra gazetare, diplomate, ambasadore, ushtarake, zbulues nga shume vende vizituan shtepine dhe Kodren e Prifçit. Sylejmani i priti dhe i percolli ata ne perputhje me traditen. Te gjithe ata, pyetjes se pse keni lejuar ketu nje baze ushtarake, moren nga ai vetem nje pergjigje: une po respektoj traditen e familjes time.

Ne fakt ai e tregoi vehten i biri i te atit, Zeqir Halilit, i cili qe nga mosha e tij e re dhe deri ne vitin 1944 kishte marre pjese ne çdo perpjekje kunder pushtimit serb dhe per lirine e Kosoves! Por kesaj here lufta u fitua.

Sylejmani mbylli syte pergjithmone nen kujdesin e persosur te bashkeshortes dhe femijeve te tij.
Atij i dhane lamtumiren e fundit familjaret, te afermit, miqte, shoket, ish kryeministri Haradinaj dhe bashkluftetare te tij nga Kosova dhe emigracioni e diaspora.

Mbetem pafundesisht mirenjohes ndaj te gjithe atyre qe na nderuan sot me pranine e tyre ne lamtumiren e sivllaut tim Sylejman Zeqir Berisha dhe i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Amin! sb”, shkruan ai.

Related Posts

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit
Lajme

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit

03/07/2025
“1 shqiptar në 50 ndodhet në burgjet britanike, nuk qëndron”, gazetari Manaj: 50 mijë shqiptarë ndodhen vetëm në lagjen time në Londër, janë mbi 300 mijë në ishull
Lajme

“1 shqiptar në 50 ndodhet në burgjet britanike, nuk qëndron”, gazetari Manaj: 50 mijë shqiptarë ndodhen vetëm në lagjen time në Londër, janë mbi 300 mijë në ishull

03/07/2025
Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin
Lajme

Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin

03/07/2025
Habit Blendi Fevziu, tregon sa paguhet në muaj
Kryesore

Rast skandaloz në Tepelenë, Fevziu: Gruan dhe vajzën time nuk e lejuan të futet në tualetin e lokalit

03/07/2025
Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori në arrati! Dyshimet e para të policisë
Lajme

Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori në arrati! Dyshimet e para të policisë

03/07/2025
I vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për 38-vjeçarin
Lajme

I vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për 38-vjeçarin

03/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

03/07/2025
Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al