Zhvillime të reja tek Luftëtari, po bëhet gati dosja për…


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Jo vetëm rezultate pozitive, me sa duket në Gjirokastër po synojnë edhe më shumë këtë sezon që duket s epo mbyllet në mënyrën më të mirë me skuadrën që po bind në lojë dhe rezultate në javët e fundit. Në klubin bluzi duket se janë të angazhuar juristë, ekonomistë, për të plotësuar tërë dokumentacionin e kërkuar nga FSHF-ja por edhe Uefa që skuadra të marrë pjesë në Evropë këtë verë. 

Duket se nga një skuadër me borxhe ndaj lojtarëve apo palëve të treta, gjirokastritët po e pastrojnë imazhin e tyre dhe po përgatiten seriozisht që të luajnë në Evropë dhe për këtë në klub janë angazhuar të gjitha strukturat muajin e fundit. Në fakt, janë disa skuadra që mund të mos licencohen, ndaj edhe gjirokastritët janë në rrugë të mbarë.

Jo vetëm kaq, por ata shpresojnë që t’i shkojnë deri në fund me Kupën e Shqipërisë. Rezultati i ndeshjes së parë i favorizon, ndaj edhe bluzinjtë do të tentojnë të kalojnë të kuqtë.

Dosja brenda prillit duhet të jetë gati dhe burime nga klubi bluzi bëjnë me dije për “Vipsport” se skuadra do të licencohet dhe është shumë pranë marrjes së konfirmimit.