Një i ri nga Delvina rezulton i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh. Kallëzimin në polici e ka bërë vëllai i tij, shtetasi R.N, 29 vjeç, banues në fshatin Palavli. Ai thotë se vëllai, shtetasi B.N, 23 vjeç, është larguar nga banesa më datë 11 qershor pa lënë adresë. Policia e ka shpallur të humbur dhe ka nisur punën për gjetjen e tij. Cështja po ndiqet gjithashtu nga Prokuroria e Sarandës.
© ArgjiroLajm.net