Një 33-vjeçar nga fshati Mamaj i Bashkisë Tepelenë, ka humbur kontaktet me familjen nga data 6 shkurt.
Burime bëjnë me dije se kanë qenë familjarët e 33-vjeçarit Sokol Rama, ata që kanë denoncuar rastin në polici, duke kërkuar ndihmën e tyre, pasi nuk dinë asgjë rreth familjarit të tyre.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 33-vjeçari është ndaluar disa herë për vjedhje, ndërsa prej 4 ditësh nuk dihet asgjë për të, ndërsa policia nuk pranon të japë informacione për rastin në fjalë.