Zhduket futbollisti që shkëkqeu ndaj Luftëtarit, policia nis kërkimet


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Adeleke Akinjemi, sulmuesi 19-vjeçar i Ventspils, që shkëlqeu ndaj Luftëtarit në turin e parë eliminator në Europa League, nga një periudhë e artë që po kalonte në karrierën e tij, duket se ka hedhur gjithçka poshtë.

Sulmuesi, që ka qenë në Shqipëri edhe si lojtar i Skënderbeut, nuk është shfaqur ditën e djeshme, më 6 gusht, në kohën e duhur që autobusi i klubit do nisej për në qytetin e Liepajas, ku do të luhej edhe finalja e Kupës.

Siç shkruan vetë klubi i Ventspils në Facebook, më pas lojtari as nuk ka kontaktuar më me drejtues të ekipit, dhe tashmë nuk dihet asgjë për të se ku ndodhet. Ata kanë njoftuar edhe policinë, për të gjetur lojtarin e tyre, si dhe i bëjnë thirrje të gjithë njerëzve që kanë dijeni, të njoftojnë.