Partia Socialiste në 7 bashkitë e qarkut Gjirokastër ka marrë në total rreth 31 mijë vota. Gjithmonë nëse të gjitha votat e hedhura në kuti janë për PS. Pra, i bie rreth 4 mijë vota më shumë sesa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Sidoqoftë numërimi vijon ende në disa bashki.
Rritja më e madhe është shënuar në Dropull, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet dhe Këlcyrë.
Nëse këto do të ishin zgjedhje parlamentare, me këtë rezultat i binte që PS të merrte katër mandate deputetësh ndërsa opozita vetëm një mandat.
Megjithatë nëse opozita do të hynte në zgjedhje gjërat mund të ishin ndryshe për të dyja palët. Fakt është se opozita është në një krizë të thellë në gjithë vendin, duke filluar me lidershipin e saj e deri tek strukturat në bazë.
©argjiroja.net