Zgjedhjet në FSHF, ja 5 delegatët e qarkut Gjirokastër që do të marrin pjesë në zgjedhje

Gara për kreun e FSHF ka hyrë në fazën më të nxehtë, e teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga dita e votimit, dy kandidatët janë përballur në Top Channel, ku kanë shpalosur idetë e tyre gjatë emisionit “Të Paeskpozuarit”. Por kush do të jenë personat që do të përcaktojnë edhe fatin e karriges më të rëndësishme për futbollin shqiptar. Në listën e delegatëve me të drejtë vote ka emra biznesmenësh, kryetarë bashkish, të majtë e të djathtë, por edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të futbollit. Në qarkun Gjirokastër kanë të drejtë vote 5 delegatë. Ata janë:

Luftëtari (Grigor Tavo)
Përmeti (Altin Bardhi)
Këlcyrë (Klement Ndoni)
Tepelena (Tërmet Peçi)
Memaliaj (Lulzim Meçi)

Leave a Reply

Your email address will not be published.