Zgjedhjet lokale, zbulohen kandidatët e Ramës në Tepelenë e Këlcyrë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin e saj më 23 mars, ku siç është shprehur vetë kryeministri Edi Rama pritet që edhe të shpallen kandidatët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ditët e fundit në radhët e socialistëve ka patur lëvizje në këtë drejtim për përcaktimin e kandidatëve. Sa i përket dy bashkive të qarkut Gjirokastër; Tepelenës dhe Këlcyrës nuk priten surpriza.

Tërmet Peçi dhe Klement Ndoni do të rikonfirmohen për një tjetër mandat. Zyrtarizimi i tyre është thjesht çështje kohe. Rama s’ka një alternativë tjetër për Tepelenën më të mirë sesa Tërmet Peçi, i cili pas dy mandatesh i ka bërë një transformim rrënjësor qytetit. E njëjta gjë vlen edhe për Kelcyrën, por për Klement Nodonin është krijuar së fundi një situatë jo komode.

Ai po përballet me protestat e një grupi banorësh që preken nga projekti për ndërtimin e një pedonaleje në qytet. Kjo situatë mund të krijojë edhe efekt elektoral për të. 

©argjirolajm.net