Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit kabinetin qeveritar, kryesinë e partisë dhe deputetët socialistë. Burime të lapsi.al thanë se darka është thirrur në një kompleks në Labinot ku janë mbajtur larg kamerat dhe gazetarët.
Të pyetur për këtë mbledhje deputetët thanë se ishin ftuar nga Taulant Balla me rastin e ditës së verës, por një takim i tillë do të shfrytëzohet për të diskutuar në mënyrë informale mbi situatën politike.
Pritet që në darkë të jepen mendime për zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe largimin e opozitës nga parlamenti. Të zgjedhurit socialistë janë mbledhur rreth orës 19.00 orë kur është parë të hyjë në restorant edhe kryeministri Edi Rama.