Të gjithë kryebashkiakët aktualë, të cilët kanë tre mandate, pritet të mos kenë më mundësi për të kandiduar sërish në zgjedhjet që pritet të mbahen 30 qershor të 2019-ës.
Burime nga Partia Socialiste, thanë për Report Tv, se do të kërkojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të mos pranohet kandidatura e asnjë kryebashkiaku që ka tre mandate.
Të njëjtat burime thanë se kërkesa pritet të parashtrohet sot në mbledhjen e KQZ-së, në orën 13:00. Kështu, Partia Socialiste, i mbyll rrugën për rikandidim, kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Qazim Sejdinit të Elbasanit, por edhe Xhelal Mziut të propozuar nga PD, që drejton bashkinë e Kamzës