Zgjedhjet lokale, kandidatët e pritshëm të PS-së për Dropullin dhe Libohovën


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin e saj më 23 mars, ku siç është shprehur vetë kryeministri Edi Rama pritet që edhe të shpallen kandidatët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ditët e fundit në radhët e socialistëve ka patur lëvizje në këtë drejtim për përcaktimin e kandidatëve. Sa i përket dy bashkive të qarkut Gjirokastër; Dropullit dhe Libohovës, kandidatët që pritet të përzgjidhen nga PS-ja janë Dhimitër Toli dhe Luiza Mandi.

Toli është aktualisht kryetari i PS-së në bashkinë më të madhe të minoritetit grek në Shqipëri. Ndërkohë Mandi drejton Libohovën prej vitit 2015 dhe nëse nominohet zyrtarisht nga PS-ja do të garojë për një mandat të dytë. Megjithatë ende nuk është asgjë zyrtare. Rama ka treguar shpesh se bën lëvizje edhe në minutat e fundit.

©argjirolajm.net