• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet lokale, 6 emra si kandidatë të PD-së për t’i marrë Klement Ndonit Bashkinë Këlcyrë

25/10/2018
Zgjedhjet lokale, 6 emra si kandidatë të PD-së për t’i marrë Klement Ndonit Bashkinë Këlcyrë

Në vazhdim të raportimeve për zgjedhjet lokale në bashkitë e qarkut Gjirokastër, ArgjiroLajm.net ndalet sot në Bashkinë Këlcyrë. Për socialistët duket se s’ka dilema. Kryebashkiaku aktual, Klement Ndoni, pritet të rikonfirmohet si kandidat për të marrë mandatin e tretë. Deri më tani s’ka arsye që PS  të riskojë me një kandidat tjetër, prandaj zyrtarizimi i Ndonit është thjesht çështje kohe. PD  nga ana tjetër ka disa aleternativa edhe pse gjasat që ta kthejë djathtas Bashkinë e Këlcyrës janë të pakta. Luan Malko, kreu aktual i PD-së në Këlcyrë mbetet një kandidaturë e mundshme.

Alternativë tjetër është Agim Damani, ish-kryetar i Komunës Ballaban. Veç tij është edhe një tjetër ish-kryetar komune i përfolur si kandidat i mundshëm, Bujar Fezga që dikur drejtonte Dishnicën. Veç tyre janë edhe dy ish drejtues të PD-së në Përmet; Arben Dosti dhe Arjan Kasaj. Ky i fundit ka drejtuar edhe Hipotekën në Përmet gjatë kohës kur PD ishte në pushtet.

Një emër tjetër që qarkullon, por me shumë pak mundësi të nominohet nga demokratët, është Adriatik Spahiu, kryetar i shoqatës ‘VATRA’ në Florida të SHBA-së.  Flitet se ai ka shprehur dëshirën për të dhënë kontribut në vendlindjen e tij. Natyrisht që këto janë vetëm 6 emra të mundshëm. Në muajt e ardhshëm do të ketë shumë zhvillime dhe deomos që në skenë priten personazhe të rinj. Lobimi, pazaret dhe aleancat do të ushtrojnë ndikimin e vet derisa të zyrtarohet kandidati i demokratëve për Bashkinë Këlcyrë. Të presim!

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit
Lajme

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit

03/07/2025
“1 shqiptar në 50 ndodhet në burgjet britanike, nuk qëndron”, gazetari Manaj: 50 mijë shqiptarë ndodhen vetëm në lagjen time në Londër, janë mbi 300 mijë në ishull
Lajme

“1 shqiptar në 50 ndodhet në burgjet britanike, nuk qëndron”, gazetari Manaj: 50 mijë shqiptarë ndodhen vetëm në lagjen time në Londër, janë mbi 300 mijë në ishull

03/07/2025
Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin
Lajme

Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin

03/07/2025
Habit Blendi Fevziu, tregon sa paguhet në muaj
Kryesore

Rast skandaloz në Tepelenë, Fevziu: Gruan dhe vajzën time nuk e lejuan të futet në tualetin e lokalit

03/07/2025
Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori në arrati! Dyshimet e para të policisë
Lajme

Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori në arrati! Dyshimet e para të policisë

03/07/2025
I vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për 38-vjeçarin
Lajme

I vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për 38-vjeçarin

03/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

03/07/2025
Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al