• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet lokale, 5 kandidatët e mundshëm të PD-së për Gjirokastrën

09/09/2018
Kandidatja e PD në Gjirokastër, kualifikim në “Bachelor” dhe asnjë përvojë punë. CV-ja e Vjollca Lukes

Opozita e ka nisur me bojkot të Kuvendit sesionin e ri parlamentar. Parashikohet një vjeshtë e trazuar politikisht, me protesta dhe zhvillime të tjera që shtojnë tensionin deri në zgjedhjet lokale të vitit 2019, për të cilat natyrisht që po përgatitet edhe opozita. Ndonëse jemi ende shumë larg zyrtarizimit të kandidatëve, disa emra kanë nisur të qarkullojnë në radhët e strukturave të PD-së dhe LSI-së. ArgjiroLajm.net sjell sot emrat kandidatëve të mundshëm për Bashkinë Gjirokastër.

Zamira Rami— Nuk është lapsus. PD-LSI do të hyjnë bashkë në zgjedhjet lokale. Kryebashkiakja aktuale mund të përzgjidhet sërish nga dyshja Basha-Kryemadhi. Katër vjet më parë u përzgjodh nga Rama-Meta. Nëse ndodh kështu demokratët do duhet të bëjnë fushatë për kandidaten që katër vjet më parë donin të mundnin me Igli Kokalarin. PD Gjirokastër do edhe nuk do ta mbështesë Zamira Ramin. Nuk do sepse natyrshëm kërkon një kandidat nga radhët e veta. Por në rast humbje të bashkisë, shkarkon përgjegjësinë te LSI-ja. Në vitin 2011, PD-LSI nuk e fitoi dot Bashkinë Gjirokastër me një kandidat të LSI-së, pavarësisht se ishte kulmi i pushtetit të qeverisë Berisha-Meta. Të jetë kjo vallë e dyta e vërteta?!

Dasho Aliko— Ish kryetari i Komunës Lazarat për më shumë se 10 vjet shihet si një tjetër alternativë për të drejtuar Bashkinë Gjirokastër. Aktualisht ai është anëtar i Këshillit Bashkiak. Pesha më e madhe elektorale e tij është natyrisht në Lazarat, ndonëse kushdo tjetër që të ishte në vend të tij do kishte këtë peshë pasi dihet që Lazarati është bastion i Partisë Demokratike. Sfida është për votat e qytetit dhe zonave të tjera rurale. Mbetet për t’u parë se si do t’i maksimizojë votat Aliko nëse ai merr firmën e Bashës dhe Kryemadhit.

Maksim Logli— Me profesion mjek, ai shihet si një alternativë e mirë e demokratëve për të marrë drejtimin e Bashkisë Gjirokastër pas kaq shumë vitesh. Kandidatura e tij merr vota jo vetëm në qytet, por edhe në zonat rurale. Vëllai i tij, Dragush Logli, ka qenë kryetar i Komunës Cepo për shumë vite. Nëse ai do të nominohej nga Basha e Kryemadhi, do të ishte mjeku i dytë pas Igli Kokalarit në 2015, me të cilin demokratët tentojnë fitojnë pushtetin në Gjirokastër.

Mimoza Çomo— Ish-prefektja e Gjirokastrës dhe ish-kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare mbetet një tjetër alternativë në radhët e demokratëve të Gjirokastrës për të qenë kandidate për bashkinë. Ajo është një figurë e pakontestuar dhe me reputacion të mirë, por jo domosdoshmërisht këto mjaftojnë. PD në Gjirokastër, ashtu si në mbarë vendin ka humbur shumë terren. Në tre palë zgjedhje rresht ajo u dërrmua. Shihni rezultatin e vitit 2013, 2015 dhe 2017. Në dy zgjedhjet e fundit fushatën e drejtonte deputeti Tritan Shehu.

Ylli Asllani— Këshilltari i Presidentit Bujar Nishani dhe aktualisht Ilir Metës, është ‘asi nën mëngë’ i demokratëve. Ai e ka drejtuar dikur Bashkinë Gjirokastër, si dhe ka humbur një përballje me Flamur Bimen. Por siç thotë një shprehje, ‘historia nuk është kodi ynë’, ndaj përtej këtyre Ylli Asllani mund të rikthehet edhe njëherë për Gjirokastrën. Burrë i mirë e babaxhan thonë të gjithë. Merr vota djathtas e majtas, sidomos brenda në qytet. E lehtë nuk do të jetë, aq më tepër kur ke mbi supe një konsum natyral nga pushteti. Sidoqoftë rikthimi në Gjirokastër në prag pensioni mund të ishte një mbyllje e bukur e karrierës.

Natyrisht që këto janë vetëm 5 emra të mundshëm. Në vjeshtë dhe muajt e ardhshëm do të ketë shumë zhvillime dhe deomos që në skenë priten personazhe të rinj. Lobimi, pazaret dhe aleancat do të ushtrojnë ndikimin e vet derisa të zyrtarohet kandidati i demokratëve për Bashkinë Gjirokastër. Të presim!

© ArgjiroLajm.net 

 

Related Posts

U gjet i vetëvarur në qeli, zbardhet dëshmia e policit që u përfshi në debat me të burgosurin: Kundërshtoi shoqërimin
Lajme

Rrahën për vdekje të burgosurin në Reç, Prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!

30/06/2025
Fuste drogë brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lajme

Fuste drogë brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, arrestohet polici i burgut të Drenovës

30/06/2025
200 mijë euro korrupsion/ Urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Durrësit në 2022, shqiptari kapet në Itali
Lajme

200 mijë euro korrupsion/ Urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Durrësit në 2022, shqiptari kapet në Itali

30/06/2025
Publikohet teza e anglishtes 30 minuta pas nisjes së provimit
Lajme

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje

30/06/2025
Afera ‘Partizani’, avokati Petraj: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg, Malltezi 15! Do kenë fatin e Metës, nëse…
Lajme

Afera ‘Partizani’, avokati Petraj: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg, Malltezi 15! Do kenë fatin e Metës, nëse…

30/06/2025
E rëndë në Berat/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën një punëtor ndërtimi 
Lajme

E rëndë në Berat/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën një punëtor ndërtimi 

30/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

30/06/2025
VIDEO/ Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

VIDEO/ Zhgënjim total i Interit, Fluminense “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve

30/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al