Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e pasdites së djeshme, mori në shqyrtim projektvendimet për shpërndarjen e mandateve për disa bashki të vendit, mes tyre edhe Gjirokastra, Memaliaj, Dropulli dhe Përmeti. Por nuk u arrit të merrej një vendim përfundimtar.
Me gjasë do të ketë vendim gjatë ditëve të ardhshme. KQZ rrëzoi kërkesën e Bindjes Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Këlcyrë dhe Përmet. Sot KQZ certifikoi rezultatin në Bashkinë Tiranë dhe Shkodër.
©argjiroja.net