Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Vjen lëvizja e parë nga Kuvendi


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, ka ardhur edhe lëvizja e parë nga Kuvendi.Kuvendi ka thirrur një seancë të posaçme ditën e hënë me datë 8 korrik. Ndryshe nga zakonisht seanca e posaçme do të zhvillohet në orën 18:00. 

Mësohet se deputetëve të Partisë Socialiste iu është kërkuar të mos mungojnë në këtë seancë. Ata janë porositur përmes një SMS-je për të qenë të gjithë të pranishëm.

“Të mos mungojë asnjë në seancën e posaçme plenare”, ka qenë porosia për deputetët e PS.

Për mazhorancën kjo seancë jashtë radhe konsiderohet e rëndësishme pasi pritet të miratohet ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.