Gara për Bashkinë Gjirokastër pritet të jetë interesante. Një tjetër emër deklaron se do të jetë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit. Ai është Marenglen Kociu. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Kociu shkruan se do jetë kandidat i Partisë Kristian Demokrate. Por ai nuk saktëson nëse garon për postin e kryetarit apo për të qenë thjesht anëtar i Këshillit Bashkiak. Ndër të tjera ai pretendon që ka edhe mbështetje nga Izraeli e Holanda, si dhe kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj. Ja cfarë shkruan Kociu.