Mirela Kumbaro, ish-ministrja e Kulturës dhe njëherazi deputetja e qarkut, mblodhi sot në mëngjes Asamblenë e PS-së në Libohovë, për të dëgjuar propozimet për kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Pas diskutimeve anëtarët e Asamblesë kanë propozuar tre emra; Luiza Mandi, Arbër Kënaçi dhe Gazmend Çulla. Këto tre emra do të kalojnë më pas në filtra të tjerë tek strukturat qëndrore të PS-së në Tiranë. Pritet që zyrtarizimi i kandidaturave të bëhet në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare më 11 maj. Ndërkohë që afati i fundit për regjistrimin e tyre në KQZ është data 13 maj. PD dhe LSI, si dhe partitë e tjera të vogla të opozitës kanë vendosur t’i bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit.
©argjiroja.net