• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zëri i Amerikës: Rikthehet kultivimi i kanabisit në jug, mbillet edhe në Lazarat

07/08/2019
Qendra Europiane e Drogave: Pas kanabisit e kokainës, Shqipëria nyje e trafikimit të heroinës

Operacionet e Policisë së Gjirokastrës po zbulojnë vatra tC reja të mbjella me bimë narkotike në jug të Shqipërisë. Në harkun e një jave policia ka njoftuar për tre raste të reja narkotikësh ndërkohë që kultivimi ka prekur zonat nga brezi kufitar me Greqinë në zonat e thella të Përmetit, Tepelenës, Këlcyrës dhe Memaliajt.

Për herë të parë pas pesë vitesh kultivimi i marijuanës është rikthyer kohët e fundit edhe në fshatin Lazarat të Gjirokastrës ku policia ka proceduar penalisht disa persona. Ndryshe nga vitet e tjera policia nuk ka dhënë detaje për numrin e bimëve të shkatërruara në shumë zona, por në disa raste ka njoftuar se ka bërë ndalime personash që akuzohen për kultivim të marijuanës.

Takimet e njëpasnjëshme të policisë më njësitë vendore edhe këtë vit nuk kanë mundur të frenojnë kultivimin e marijuanës në këtë qark që njihet nga më problematikët në gjithë vendin, vitet e fundit. Shumica e marijuanës që kultivohet trafikohet drejt Greqisë fqinje për shkak edhe të afërsisë së zonave kufitare.

Vetëm muajin korrik policia greke e Janinës ka bllokuar në zonat kufitare me Shqipërinë dhjetëra kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar 7 persona. Një rast trafiku u godit ditët e fundit edhe në Pikën Kufitare të Qafëbotës në Sarandë, në kufi me Greqinë, në anën shqiptare, ku policia zbuloi një sasi të madhe narkotikesh dhe arrestoi një person.

Trafiku i narkotikëve në rajon ka fuqizuar grupet kriminale të cilat merren me organizimin e kultivimit dhe trafikimin drejt vendeve fqinje. Sipas vlerësimeve të policisë shqiptare trafiku i narkotikëve mbetet edhe krimi ndërkufitar më i përhapur në zonën mes Shqipërisë dhe Greqisë fqinje. Krahas forcave policore kufitare shqiptare në këtë zonë prej gati dy muajsh po vepron edhe misioni FRONTEX me synimin për të frenuar trafikun e drogës dhe refugjatëve dhe bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të goditur rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të trafiqeve./VOA

Related Posts

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra
Lajme

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë
Kryesore

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak
Kryesore

Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

01/07/2025
Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)
Kryesore

Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

01/07/2025
Kryesore

Sherr me grushta në Sarandë

01/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al