• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Zbulohet’ kush i ka hedhur 660 vota të pavlefshme në Gjirokastër

03/07/2019
‘Zbulohet’ kush i ka hedhur 660 vota të pavlefshme në Gjirokastër

Pas 13 palë zgjedhje pluraliste, për herë të parë në 30 Qershor, shqiptarët nuk u ftuan të votonin një palë ose një tjetër, por u sfiduan nga të dy kampet politike me thirrje për pjesëmarrje, ose bojkot. Por a shkuan të gjithë shqiptarët tek kutia e votimit për të zgjedhur, apo edhe për të dhënë një mesazh? 

Një e dhënë për t’u marrë në konsideratë për këtë pyetje është numri i votave të pavlefshme. Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, 2.39% e votave ishin të pavlefshme.  Qytetarët ose kishin vendosur gabim shenjën jashtë kutisë së votimit, ose me qëllim kishin bërë më shumë se një shenjë, apo kishin lënë shënime mbi fletë.

Ndërkohë në zgjedhjet e 30 qershorit numri i votave të pavlefshme është shumë më i madh. Përllogaritet në rreth 48 mijë vota sipas KQZ-së. Në Bashkinë Gjirokastër totali i votave të pavlefshme është 660 ose rreth 6% e votave ishin të pavlefshme. Natyrisht që nuk kemi të bëjmë me pakujdesi nga zgjedhësit, por me qëllim pjesa më e madhe e kanë prishur votën e tyre.

Në Gjirokastër ata që kanë e nxjerr votën të pavlefshme janë sidomos mbështetës të LSI-së dhe PD-së që punojnë në administratën e Bashkisë Gjirokastër dhe dhe institucione të tjera publike. Të ndier ndoshta nën presion nga eprorët e tyre ose edhe për forcë zakoni sic jemi mësuar të shohim në Shqipëri, ata kanë shkuar në votime pa dëshirën e tyre dhe në mënyrë të qëllimtë e kanë prishur votën. Me siguri shumë nga ata punonjës të Bashkisë Gjirokastër të angazhuar me LSI-në, që i kanë premtuar Flamur Golemit mbështetje me votë, si formë për ‘ta mbajtur mirë’ me kryetarin e ardhshëm, duhet të kenë vepruar ndryshe në kutinë e votimit. 

Mesazhet në vota ishin nga më të ndryshmet. Që nga sharjet, etiketimet, pikturat etj me radhë. Kështu që gjithë votat e pavlefshme, përjashto shumë pak për gabime njerëzore, duhen kërkuar në radhët e mbështetësve të LSI-së dhe PD-së. Rama ka kërkuar një analizë për 30 qershorin, ku një prej komponentëve që do të shqyrtohet janë edhe votat e pavlefshme.

©argjiroja.net 

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Timothée Chalamet shkruan histori me “Marty Supreme” në arkëtimet e Krishtlindjeve

Timothée Chalamet shkruan histori me “Marty Supreme” në arkëtimet e Krishtlindjeve

29/12/2025
Jair Bolsonaro i nënshtrohet ndërhyrjes për lemzën kronike

Jair Bolsonaro i nënshtrohet ndërhyrjes për lemzën kronike

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al