Zbulohet kandidati i LSI-së për Bashkinë Përmet

Këngëtari kontrovers Kastro Zizo ka shpallur ambicjen e tij për të kandiduar në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Duke folur në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në Tv Klan, ai tha se ka zgjedhur Bashkinë Përmet. Edhe pse nuk është zyrtare ende, ai la të kuptohej se do të kandidojë me LSI-në. Për këtë do të konsulohet edhe me kryetaren Monika Kryemadhi dhe presidentin Ilir Meta.  

©ArgjiroLajm.net