Ndonëse një ditë më parë Edi Rama porositi deputetët e tij të mos mungonin në seancën e sotme të Kuvendit, nuk ndodhi kështu.
Deputeti i qarkut Fier, Erion Braçe, mësohet se nuk ka qenë i pranishëm në seancën e paradites.
Braçe ndërkohë ka postuar disa foto në Facebook dhe thotë se ishte rrugës për në Gërmenj, Divjakë. Nuk dihet nëse ai do të jetë i pranishëm apo jo në seancën e orës 18:00 kur do të votohet kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në media ka pasur shpesh spekullime se Erjon Braçe do të ishte Ministri i Bujqësisë në kabinetin ‘Rama 2’, por kryeministri ia besoi këtë post ministrot, Niko Peleshit.