Zbulohen lëvizjet e fundit të ekstremistit grek në Dropull, para se të niste luftën me RENEA-n


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Bularat të Gjirokastrës, ku pas shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë 35-vjeçari grek, Kostandinos Kaçifas, banorët e zonës shprehen të indinjuar. Të gjithë banorët e këtij fshati, ku dje do të mbaheshin festimet për festën kombëtare të Greqisë, kanë reaguar për ngjarjen në fjalë, ndërsa shprehen se i riu nuk duhej të vritej nga policia. Po cilat ishin lëvizjet e fudnit të 35-vjeçarit Kaçifas, i cili kishte lindur dhe ishte rritur në Bularat, ndërkohë vinte shpesh në vendlindje, pasi vizitonte prindërit e tij. Pak pasi ai hapi zjarr i pari ndaj policisë, pasi qëlloi me armë në ajër, Kaçifas, mori rrugën drejt banesës së tij në fshat.

Pasi u vesh me shpejtësi me një uniformë ushtarake, që shërbente mirë edhe për t’u kamufluar ndaj policisë, mori në një çantë mjete luftarake, 3 kariktatore me fishekë dhe më pas tentoi të humbiste gjurmët. Pas disa orësh kërkimesh, ku në aksion ishte e pranishme FNSH, si dhe RENEA, këta të fundit bënë të mundur lokalizimin e autorit. Pavarësisht thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, 35-vjeçari nuk iu bind urdhrit, ndërsa vijonte të qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që dy prej plumbave të policisë e prekën në gjoks, duke i shkaktuar atij vdekjen.

©ArgjiroLajm.net