• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohen kush janë lojtarët për të cilët FIFA iu bllokoi merkaton Flamurtarit dhe Luftëtarit

14/01/2020
Zbulohen kush janë lojtarët për të cilët FIFA iu bllokoi merkaton Flamurtarit dhe Luftëtarit

FIFA trondit Flamurtarin dhe Luftëtarin. Detyrimet e pashlyera pas vendimeve të formës së prerë për dy lojtarë që kanë qenë pjesë e ekipeve në sezonet e kaluara, kanë bërë që Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në qeverinë e futbollit botëror të dënojë dy klubet shqiptare.

“Panorama Sport” zbuloi dje ekskluzivisht përmes burimeve konfidenciale në FIFA, se kjo e fundit i ka bllokuar për tri sesione merkaton klubit të Flamurtarit (janar 2020, korrikgusht 2020, si dhe janar 2021). Në fakt, gjithçka është mbajtur e fshehur nga FSHF dhe vetë drejtuesit vlonjatë, pasi vendimi ka tre muaj që është marrë për shkak të mospagesës së mbrojtësit rumun, Kristian Sirghi, i cili luajti për Flamurtarin në pjesën e parë të sezonit 2018- 2019. Lojtari ka fituar prej kohësh gjyqin dhe pas mosrespektimit të afateve nga klubi vlonjat, FIFA ka marrë vendim më 4 shtator 2019, pikërisht vetëm pak ditë pasi të mbyllej sesioni i merkatos së verës (31 gusht).

Flamurtari-Luftetari

Ndërkohë, Luftëtari është dënuar me bllokimin e merkatos së janarit (sesioni aktual) për shkak se nuk ka shlyer në kohë ish-mesfushorin brazilian, Marko Aurelio, i cili luajti me bluzinjtë në pjesën e dytë të sezonit 2017-2018, që ishte historik për klubin, pasi u kualifikua për herë të parë në Ligën e Europës. Në verën e vitit 2018, Aurelio u largua nga gjirokastritët dhe më pas bëri padi në FIFA, duke fituar gjyqin dhe pritur shlyerjen nga klubi për një afat prej një viti.

SIRGHI – Qendërmbrojtësi rumun që i bëri “gropën” Flamurtarit luajti vetëm tri ndeshje në kampionatin e sezonit 2018- 2019 me fanellën kuqezi. Me vetëm 186 minuta në Superiore dhe 90 minuta në Kupën e Shqipërisë, Kristian Sirghi braktisi vlonjatët që në muajin tetor 2018. Ai u dëmtua rëndë në ndeshjen Flamurtari-Kastrioti 4-0 (29 shtator 2018), e më pas udhëtoi drejt Rumanisë për t’u mos u kthyer më.

kristian-sirgi-flamurtari

Lojtari e paralajmëroi disa herë klubin për pagat dhe në këto kushte vendosi që ta padiste atë. Mësohet se kostoja e gjyqit të humbur për vlonjatët ka shkuar rreth 40 mijë euro. Nga ana e FIFA-s nuk ka ende një konfirmim nëse kjo shumë është shlyer nga Flamurtari. Në rast se klubi reagon, atëherë ka shanse që merkatoja t’i zhbllokohet.

AURELIO – Neglizhenca me një 34-vjeçar (kur luante me Luftëtarin) nga Brazili bëri që Luftëtari të dënohet me bllokimin e merkatos së janarit. Por çfarë ka pretenduar mesfushori Marko Aurelio pas largimit në verën e vitit 2018? Gazeta mëson se ai i paditi gjirokastritët dhe kërkonte 60 mijë euro për shkak të mosrespektimit të kontratës.

Luftetari-afron-dy-braziliane-per-krahun-e-majte

Klubi i Luftëtarit e kundërshtonte këtë shumë, por gjithsesi FIFA vendosi t’i japë të drejtë brazilianit dhe në dhjetor 2019 mori vendim të formës së prerë. Palët po negociojnë për të gjetur marrëveshjen dhe nëse Luftëtari shlyen detyrimin, atëherë ia hedh paq edhe këtë herë./ Panorama

Related Posts

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit
Sport

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses
Sport

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit
Sport

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re
Sport

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

08/07/2025
Forma e keqe si “kurth” për Partizanin, Kalju ka siguruar Europën
Sport

Forma e keqe si “kurth” për Partizanin, Kalju ka siguruar Europën

08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh
Sport

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

08/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al