Policia e Shtetit ka zbuluar 4 parcela me kanabis në Memaliaj. Në këto parcela ishin mbjellur rreth 300 bimë dhe ndodheshin në një zonë të pyllëzuar të fshatit Xhafaj dhe Krahës. Policia zbulimin e këtyre parcelave e ka bërë të mundur falë kontrollit nga ajri për shkak të terrenit ku ndodheshin. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është shoqëruar kryetari i këtyre fshatrave si dhe përgjegjësin pyjor.