Zbarkon jahti 250 mln dollarë i familjes mbretërore, shihni ç’po ndodh në Sarandë (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Në këtë ditë të nxehtë verore është pikasur në detin Jon të qytetit të Sarandës jahti ‘Al Raya’. Ky mjet lundrues, vlera e të cilit është 250 milionë dollarë, është pronë e familjes mbretërore të Bahrain-it, shtetit arab në Gjirin Persik. Ndërkohë që nuk dihet se kush gjendet brenda jahtit, që gëzon një gjatësi 110 m, sikurse mund të shihet edhe nga fotot, një grup njerëzish i janë drejtuar qytetit jugor përmes një gomoneje. Në bazë të një kërkimi të thjeshtë në internet, ‘Al Raya’ është prodhuar në vitin 2008.