Opozita që nga dita e parë, është përpjekur me të gjitha format të prishë protestën e studentëve. Në përfundim të afatit të vendosur për kryeministrin Edi Rama, PD nëpërmjet deputetëve Flamur Noka dhe Grida Duma, iu ka çuar mesazh drejtuesve të Forumit Rinor të PD-së, të shkojnë tek “Zogu i Zi”.
Ata kanë kërkuar që ata të bllokojnë “Zogun e Zi”, në mënyrë që asnjë student të mos shkojë në debatin me Edi Ramën, në Top Channel.
“Të mbahet sa më gjatë Zogu i Zi, që të mos shkojë njeri në Top Shoë”, iu shkruan Grida Duma, drejtuesve të FRPD-së.
Burime pranë Partisë Demokratike konfirmojnë se qëllimi është inskenimi i skenarëve të dhunës, nga ana e “studetëve” për të mundësuar precipitimin e situatës.
Një numër prej të rinjve të FRPD, të cilët u panë në kamera në protestën e banorëve të Unazës së Madhe janë aktualisht të maskuar si studentë tek Zogu i Zi dhe kanë urdhër që të shfrytëzojnë situatën për të provokuar forcat e rendit.
Aktualisht, përveç anëtarëve të organizatave rinore të PD dhe LSI, tek “Zogu i Zi” mësohet se janë të pranishëm edhe policë bashkiakë të Bashkisë së Kamzës dhe administratë e Bashkisë së Vorës, të dyja këto të kontrolluara nga Partia Demokratike./tema